Milan ka pësuar një disfatë 3-1 ndaj Torinos.
Vendasit shënuan dy gola në pjesën e parë me Zapata dhe Ilic, duke shkuar të qetë në dhomat e zhveshjes.
Në pjesën e dytë, Rodriguez thelloi avantazhin, ndërsa Bennacer ngushtoi rezultatin, por kjo nuk mjaftoi për të ndryshuar fatin e ndeshjes.
Torino afrohet me vendet që të çojnë në Evropë, ndërsa kjo humbje nuk përbën problem për Milanin, që vazhdon të mbajë vendin e dytë në renditje.