Detaje të tjera janë zbardhur nga operacioni i SPAK që po zhvilllohet në disa qytete të vendit, pasi lëshimit të 50 urdhër-arresteve.
Gazetarja Klodiana Lala raporton se Durim Bami akuzohet për krijim kushtesh për atentatin ndaj Marklen Hakës ku mbeti e vrarë halla e tij.
Ngjarja rëndë ka ndodhur në vitin 2019.Për këtë ngjarje është arrestuar dhe Naim Stafuka, vëllai i Enver Stafukës, që rezulton i zhdukur.
Ky i fundit u rrëmbye dhe zhduk pa gjurmë. Nuk dihet më asgjë për fatin e tij.