Vendosni fjalën kyçe....

Operacioni i SPAK-ut, cilat ishin aleancat mes grupeve kriminale për të eliminuar rivalët


Operacioni i drejtuar nga SPAK-u i cili goditi disa grupe me shtrirje pothuaj në gjysëm e Shqipërisë ka zbuluar aleancat mes tyre të krijuara për të eliminuar rivalët.

Kështu grupi i Ervis Martinajt kishte lidhur aleancë me grupin e ish-deputetin socialist Arben Ndoka për të eliminuar Durim Bamin dhe Fatmir Hysenin.

Martinaj sipas SPAK-ut, kontaktoi VIktor Imerin të cilit i kërkoi vrasjen e shtetasit Fatmir Hyseni. Në ndihmë të tij nga burgu i vinte edhe Emiljano Shullazi dhe A.Avdylaj.

Ish-deputeti Ndoka merr informacione nga Shullazi me qëllim realizimin e planit për vrasjen e Durim Bamit.

“Në qendër të këtyre grupeve kriminale është grupi kriminal i krijuar dhe drejtuar nga shtetasi Ervis Martinaj, i cili është në aleancë me grupin kriminal që vepronte në qytetin e Lezhës të drejtuar nga shtetasi Arben Ndoka. Këta dy grupe kriminale, për arritjen e qëllimit kriminal kanë kontaktuar anëtarë të një grupi tjetër kriminal i cili vepronte në qytetin e Durrësit. Gjithashtu, të dy këto grupe kriminale  kanë rekrutuar vrasës me pagesë të cilët veprojnë kryesisht në zonën e Fushë – Krujës dhe në zonën e Burrelit. Po kështu për të realizuar qëllimet kriminale Ervis Martinaj, kontakton shtetasin Viktor Imeri, i cili sapo kishte përfunduar vuajtjen e dënimit me burgim i kërkon vrasjen e shtetasit Fatmir Hyseni. Në ndihmë të grupeve kriminale të drejtuara Ervis Martinaj dhe Arben Ndoka, vijnë edhe shtetasit Emiljani Shullazi dhe A.Avdylaj, të cilët edhe pse në kushtet e paraburgimit ndihmojnë Ervis Martinaj dhe Arben Ndoka, në realizimin e qëllimit kriminal që është vrasja e Durim Bami, etj.

Emiljano Shullazi kontakton me të hetuarin T. B., të cilit i kërkon vrasjen e Durim Bami. Po kështu Emiljano Shullazi, siguron informacione për lëvizjet e Durim Bamit. Dhe këto informacione i’a vë në dispozicion shtetasit Arben Ndoka.’, thuhet në njoftimin e SPAK.

Ndërsa aleanca tjetër rivale me grupin e mësipërm ishte mes Durim Bamit dhe kundërsharëve të Ervis Martinajt vëllezërve Duka dhe Fatmir Hysenit.

Nga ana tjetër në zonën e Fushë Krujës spikat grupi kriminal i drejtuar nga shtetasi Durim Bami, i cili shfaqet në konflikt të hapur me grupet kriminale të drejtuara nga shtetasit Ervis Martinaj dhe Arben Ndoka. Grupi kriminal i drejtuar nga Durim Bami, bën aleancë me një grup kundërshtar të shtetasit Ervis Martinaj, dhe që drejtohet nga shtetasit Leoanard Duka dhe Fatmir Hyseni, persona me precedentë të theksuar kriminal me qëllim vrasjen e Ervis Martinajt dhe Arben Ndokës dhe anëtarëve të tjerë të këtyre grupeve kriminale.’, thuhet në njoftimin e SPAK.