Vendosni fjalën kyçe....

Ranë në kontakt me rrymën elektrike, humb jetën pronari i hotelit në Dhërmi, dëmtohen dy punonjësit


Tre persona të cilët ishin duke punuar për rregullimin e ndriçimit të një hoteli në Dhërmi kanë rënë në kontakt me rrymën elektrike.

Për pasojë ata janë dëmtuar nga kontakti me rrymën elektrike dhe u dërguan në spital.

Pronari i hotelit shtetasi me iniciale A.M rreth 40-vjeç ndërroi jetë.

Rreth orës 17:25, në Dhërmi, shtetasit A. M, E. H, dhe K. N, (pronari dhe 2 punonjës të një hoteli), dyshohet se duke punuar me ndriçimin e jashtëm të hotelit, aksidentalisht kanë rënë në kontakt me energjinë elektrike dhe për pasojë janë dëmtuar. Të tre shtetasit janë transportuar për ndihmë mjekësore në spital, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë, për tre shtetasit të cilët ranë në kontakt me energjinë elektrike në ambientet e jashtme të një hoteli në Dhërmi, ju informojmë se shtetasi A. M., rreth 40 vjeç, pronari i hotelit, ka ndërruar jetë për shkak të dëmtimeve, ndërsa dy punonjësit e dëmtuar do të transportohen për ndihmë mjekësore të specializuar në Tiranë”-njofton policia.