Një shpërthim është regjistruar mbrëmjen e sotme në Arrameras në Fushë Krujë.
Një sasi lënde shpërthyese i është vënë në ambientet e jashtme banesës së shtetasit Alfred Kurti.
Nga shpërthimi është dëmtuar vetëm porta e jashtme e banesës.
“Më datë 18.05.2024, rreth orës 22:10, në Arrameras, në ambientet e jashtme të banesës së shtetasit A. K., dyshohet se ka shpërthyer një sasi e vogël lënde plasëse, dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale (është dëmtuar porta e jashtme)”, njofton policia.