Një 37-vjeçar është arrestuar në Peqin në një aksion antidrogë. Graciano Kosta ka rënë në pranga pasi akuzohet për prodhim kanabisi.
Gjatë kontrollit në një magazinë pronë e tij në fshatin Fatishe, është zbuluar se ajo ishte përshtatur për kultivim kanabisi.
Gjithashtu gjatë operacionit është ndaluar edhe 33-vjeçari Elvis Maçi, drejtor i OSHEE-së në Peqin. 60-vjeçari M. P., elektricist i OSHEE, Peqin dhe 33-vjeçari A. K., 33 vjeç, me detyrë futurist janë proceduar në gjendje të lirë.