Drejtuesja e një kamioni në SHBA është përballur me një aksident të pazakontë duke rrezikur të bjerë nga ura “Clark” në Missouri.
Teksa ecën qetësisht mbi urë, një aksident ndodh para saj dhe në një çast një nga makinat përplaset me kamionin e saj duke bërë që shoferja e re të humbë kontrollin e kamionit dhe të dalë nga rruga duke përfunduar jashtë saj me gjysmën e mjetit.
Kabina e kamionit ngeli e varur jashtë urës duke rrezikuar të bjerë në lumin Ohio nga çasti në çast. Fatmirësisht zjarrfikësit mbërritën në kohë duke e shpëtuar nga rënia.