Gjykata e Posaçme ka lënë në burg 9 të arrestuarit gjatë operacionit të para pa ditëve ku u lëshuan 50 urdhërarreste.
Gjykata ka lënë në burg Naim Stafukën, Robert Laçin, Viktor Imerajn, Santiljano Bashon, Deivis Bajramajn, Drianto Bardhin, Miri Brulin dhe Armando Ndreca, vëllai i deputetit të PS, Eduart Ndreca.
Arrestimet e tyre erdhën pas zbërthimit nga policia belgë e holandeze të aplikacionit Sky ECC.
Ndërkohë avokatët e të pandehurve e kanë quajtur të paligjshme masën pasi sipas tyre nuk mund të vërtetohet se kujt i përket nuymri që është përdorur në aplikacionin Sky ECC.
Mes urdhërarresteve janë edhe ish-deputeti i PS-së Arben Ndoka , i cili është në kërkim, tre ish-efektivë policie dhe persnave të njohur të botës së krimit.