Vendosni fjalën kyçe....

Meta: Shfaqja e bashkisë Tiranë promovim i satanizmit, perversitetit e transvestizmit, PS-ja e pabesë me shqiptarët


Kreu i Partisë së Lirisë ka denoncuar kryebashkiakun e Tiranës Veliaj dhe kryeministrin Rama se po promovojnë lakuriqësinë, satanizmin, perversitetin dhe transvestizmin.

Në një konferencë shtypi nga selia e partisë ai përmendi shfaqjen në liqenin e Tiranës pak ditë më parë ku theksoi Meta, u shfaqën skena të pahijshme transvestizmi e lakuriqësie. Meta tha gjithashtu se nëshkelje  të ligjit, sot në bashkinë Tiranë pritet të kurorëzohet martesa e parë LGBTQ mes dy vajzave.

“Sot jam para jush për të dënuar imponimin e pabesë ndaj fëmijëve dhe të rinjve shqiptarë të lakuriqësisë, satanizmit, perversitetit dhe transvestizmit nga ana e bashkisë së Tiranës dhe qeverisjes rilindëse ose ndryshe nga ana e prindit 2 dhe prindit 1, duke u nisur nga një sërë faktesh dhe aktivitetesh të koordinuara midis tyre. Në datën 16 maj bashkia Tiranë organizoi një shfaqje në liqenin e Tiranës para fëmijëve ku ndër shumë skena të pahijshme njëra prej tyre ishte më monstruozja. Një person performonte i veshur si shejtani i mallkuar me dy britë mbi kokë dhe me fytyrën e shejtanit. Veshja ku simohej djalli i mallkuar ishte lakuriq dhe dukej qartë organi seksual mashkullor ndërsa pjesa sipër një bust femre lakuriq. Në këtë shfaqje promovohej qartë lakuriqësia, satanizmi dhe transvestizmi. Sot në kundërshtim me ligjin në fuqi pritet që në taracën e bashkisë Tiranë të kurorëzohet martesa e parë e paralajmëruar mes dy vajzave. Ky është një promovim zyrtar i martesave të paligjshme që bën bashkia dhe qeveria.” – tha Meta.

Kreu i PL-së shtoi më tej  se në raste të tjera në formularët që janë dërguar në kopshtet e çerdhet Tiranë janë shmangur emërtimet at e amë e në vend të tyre janë përdorur emërtimet prindi 1 e prindi2 duke promovuar familjen e jashtëligjshme.

“Dënojmë sjelljet e pabesa, të njëanshme që dëmtojnë rininë dhe familjen shqiptare. Këto sjellje dhe devijime që nuk përputhen me moralin tradicional shqiptar, me familjen të përbërë nga nëna, babai dhe fëmijët por edhe me fetë tona tradicionale shqiptare si Islami dhe Krishtërimi. Sjellja e bashkisë Tiranë dhe qeverisë shqiptare është e pabesë sepse PS-ja nuk është mandatuar nga populli shqiptar dhenë fushata nuk e kanë patur në programin e tyre kthimin e të rinjve shqiptarë dhe fëmijëve në homoseksualë.” – shtoi Meta.