Vendosni fjalën kyçe....

“Operacioni i SPAK-ut propagandistik, bandat duheshin goditur para zgjedhjeve të 14 majit”


Operacion me karakter propagandistik e ka quajtur kreu i Partisë së Lirisë Meta operacionin e SPAK dy ditë më parë ku u prenë 50 urdhëarreste për emra të njohur të botës së krimit e ish-deputetë.

Ai tha se operacioni është treguesi përfshirjes së gjithë shtetit e rilindjes në veprimtari kriminale dhe se faktet e bëra publike sot diheshin prej muajsh.

“Metamorfoza, është e gjitha një tablo e qartë e përfshirjes së të gjithë shtetit dhe gjithë Rilindjes, në veprimtari kriminale. Dhe, absolutisht të gjitha faktet që janë bërë publike sot, janë ditur edhe përpara një viti, janë ditur dhe përpara 9 muajsh. Është një operacion më shumë i karakterit propaganistik, përderisa dhe rezultatet e ndalimit të protagonistëve kryesorë, dihet që pothuajse janë zero. Është gjithçka që kryhet nën diktatin e Edi Ramës. Sepse, duhet të ishte vepruar me kohë, me efikasitet, por kjo gjë nuk ndodhi”, u shpreh Meta.

Kreu i PL-s shtoi se SPAK duhet të kishte vepruar para zgjedhjeve vendore të 14 majit 2023, ndërsa akuzoi kryeministrin Rama se është ndihmuar nga bandat kriminale për të vjedhur zgjedhjet në Shkodër dhe bashki të tjera. 

“Duhet të ishte vepruar përpara zgjedhjeve të 14 Majit, sepse ‘Metamorfoza’ aty ka qenë prej kohësh. Por duhej që ato grupe, të përdoreshin dhe njëherë nga Edi Rama, për të grabitur bashkinë e Shkodrës, dhe shumë bashki të tjera në Shqipëri. E më pas, për të prodhuar statistika nga halli, dhe nga sikleti, sepse ato dosje dihet, që janë vendosur në dizpozicion nga partnerët europian.” – shtoi Meta.