Vendosni fjalën kyçe....

Vendndodhja e helikopterit të presidentit ende nuk dihet, ndërkohë që Irani mban frymën për fatin e Raisi-t


Vendndodhja e saktë e helikopterit që mbante presidentin iranian Ebrahim Raisi, i cili përjetoi një ulje të ashpër në Iranin veriperëndimor, nuk dihet ende pasi ekipet e kërkim-shpëtimit po përballen me kushtet e pafavorshme të motit dhe terrenin sfidues për të lokalizuar vendin, sipas agjecisë IRNA.

“Moti është jashtëzakonisht me mjegull, gjë që po vështirëson shumë përpjekjet e shpëtimit. Vendndodhja e saktë e helikopterit të Presidentit ende nuk dihet“, raportoi korrespondenti i IRIB News nga zona ku besohet se ka ndodhur ngjarja.

“Ekipet e reja të shpëtimit dhe disa alpinistë i janë bashkuar operacionit të kërkim-shpëtimit”.

Gazetari shtoi, “Moti është shumë i ftohtë; për shkak të kushteve të këqija të motit, kërkimi ajror dhe fluturimet me helikopterë nuk janë të mundur, dhe shpëtimi po kryhet nëpërmjet terrenit”.

Ekipet e kërkim-shpëtimit kanë arritur në vendin ku dyshohej se helikopteri i Presidentit ishte detyruar të bënte ulje emergjente, por shiu i dendur dhe balta po e bëjnë të vështirë kalimin e automjeteve dhe personelit, tha gazetari.

More groups searching to locate site of Raisi helicopter crash

Zona e kërkimit është në malësi dhe nuk është e mundur të aksesohet vendndodhja me automjet, ndaj ekipet e shpëtimit janë të detyruar të lëvizin në këmbë, duke ngadalësuar ritmin e operacionit të shpëtimit dhe ndihmës, shtoi ai.

Incidenti ndodhi të dielën në pyllin Dizmar midis qyteteve Varzaqan dhe Jolfa në provincën e Azerbajxhanit Lindor, ndërsa presidenti po kthehej nga një ngjarje për inaugurimin e një dige me Presidentin e Azerbajxhanit Ilham Aliyev.

Ekipet e shpëtimit po përballen me sfida të mëdha për shkak të mjegullës së dendur në rajonin e thellë malor.

 

Postimi në llogarinë zyrtare të presidentit

Ndërkohë në llogarinë zyrtare të presidentit iranin Ebrahim Raisi në Instagram, është bërë një postim, nga ku kërkohet që të gjithë bashkatdhetarët që të luten për shëndetin e presidentit dhe atyre që e shoqëronin atë.

“I lusim të gjithë bashkatdhetarët që të luten për shëndetin e presidentit dhe shoqëruesve të tij”.- shkruhej në llogarinë zyrtare në Instagram

Ky është mesazhi i postuar në llogarinë zyrtare të Ebrahim Raisit në Instagram, ndërsa ende nuk ka asnjë lajm për zbulimin e helikopterit në bordin me të cilin po udhëtonte presidenti iranian, ndër të tjerë edhe ministri i Jashtëm, Hossein Amirabdollahian.

Location of president's helicopter still unknown amid rescue efforts

Reagimi nga SHBA

Pas lajmit për rrëzimin e  helikopterit të presidenti i Iranit Ebrahim Raisi, ka ardhur edhe një reagim nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Një zëdhënës i Departamentit Amerikan të Shtetit, në një deklaratë për mediat tha se Shtetet e Bashkuara po vëzhgojnë raportimet mbi ngjarjen.

“Departamenti Amerikan i Shtetit po vëzhgon nga afër raportet për rrëzimin e helikopterit që mbante presidentin iranian Ebrahim Raisi dhe ministrin e tij të jashtëm”, tha një zëdhënës i Departamentit të Shtetit të SHBA në një deklaratë për mediat.

Irani dhe SHBA kanë pasur marrëdhënie të tensionuara prej vitesh, veçanërisht pas tërheqjes së njëanshme të SHBA nga një marrëveshje bërthamore me Teheranin në vitin 2018.

 

Çfarë ndodh nëse një president iranian vdes në detyrë?

* Sipas nenit 131 të Kushtetutës së Republikës Islamike, nëse një president vdes në detyrë, zëvendëspresidenti i parë e merr detyrën, me konfirmimin e liderit suprem, i cili ka fjalën e fundit në të gjitha çështjet e shtetit.