Teherani konfirmoi të hënën vdekjen e presidentit iranian Ebrahim Raisi, ministrit të Jashtëm Hossein Amir-Abdollahian dhe zyrtarëve të tjerë në një aksident me helikopter në provincën veriore të Azerbajxhanit Lindor të vendit.
Për gjetjen e rrënoja të helikopterit të rrëzuar u përdor një dron turk që i ofrua nga Ankaraja menjëherë pas aksidentit të dyshuar.
Përmes një teknlogjie tejet të përparuar ai mundi të gjejë shpejt vendin e përplasjes, ku më pas u dërguan ekipet e kërkim-shpëtimit.
Zëvendëspresidenti për Çështjet Ekzekutive Mohsen Mansouri tha në një deklaratë në X se të gjithë në bord, përfshirë presidentin, ministrin e Jashtëm, delegacionin shoqërues dhe ekuipazhin e helikopterit, vdiqën.
Helikopteri që u rrëzua pasditen e së dielës po transportonte gjithashtu guvernatorin e provincës së Azerbajxhanit Lindor Malik Rahmeti dhe Imamin e provincës Tabriz Ayatollah Ali Hashim.
Dhjetra ekipe shpëtimi emergjente ishin dërguar në zonën malore dhe rrënojat u gjetën pas disa orësh operacioni kërkimi në të cilin një dron turk Akinci ndihmoi për të gjetur vendin e rrëzimit.