Kreu i qeverisë, Edi Rama, ka zhvilluar këtë të hënë një takim me disa qytetarë, teksa së bashku me Ministren e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit Delinda Ibrahimi, kanë prezantuar projektin pilot për pagesat elektronike.
“Pagesat elektronike, më pak kosto kohore dhe monetare përmes kësaj metode të re”, shprehet Rama.
Ky projekt nga ministria e Sipërmarrjes dhe Klimës së Biznesit, ka nisur për ta testuar këtë platformë të re nga fatura e kafes e deri te pagesat utilitare si drita, ujë, gjoba etj, e ku deri në korrik të këtij viti të gjitha bankat do të krijojnë akses për një gamë më të gjerë të pagesave online.