Vendosni fjalën kyçe....

Jo vetëm politikë, si e kanë gjetur veten politikanët shqiptarë në pasionet e tyre


Përveç punës intensive në politikë, së fundmi një pjesë e politkanëve tanë kanë zgjedhur që të shfaqin nga pak dhe nga pasionet e tyre.

Këtu mund të përmendim kreun e PL-së, i cili duket shumë i përfshirë në kujdesin për aktivitetin fizik. Këto detaje ai i ka treguar nëpër rrjeteve sociale me anë të videove ku tregon se sa me vullnet dhe pasion kujdeset per fizikun e tij.

 

Gjithashtu Meta është shfaqur prej muajsh duke ngjitur malet në zona të ndryshme të Shqipërisë para se të niste stërvitjen në palestër apo të ngjitej në shtylla në kodrat e kryeqytetit, duke patur edhe një replikë të shkurtër në distancë me kryebashkiakun e Tiranës Veliaj.

Ky i fundit prej vitesh shfaqet duke shërbyer ushqime në shtëpitë e të moshuarve, çerdhe e kopshte. Me përparëse e pjata në duar pamje e tij është ‘skalitur’ tashmë në rrjetet sociale.

Nga ana tjetër kemi edhe Ministren e Infrasfruktures dhe Energjisë e cila pak ditë më parë ka shafqur në rrjete sociale një video duke gatuar. Mesa duket kjo nënkupton se një nga pasionet e saj është gatimi.

Në video ajo shkruan: “Me Ersin, pastiçierin më të ri te “Nela” bëmë garën e cheesecake më të mirë. Gjeni kush fitoi”?

 

Krahas Metes, Veliajt dhe Ballukut kemi edhe Ramën dhe Berishën ku pasioni i tyre mesa duket është vërejtur të jetë moderimi. Të dy politikanët e kanë treguar këtë detaj me anë të kijimeve të podcasteve, ku ish-kryeministri e la përgjysëm akoma pa e nisur ende.

Të dy ata e lajmëruan këtë një vit më parë, ku kryeministri Rama vazhdon ende ta ketë në funksion podcastin e tij.

 

Ai fton aty njerëz të njohur dhe të panjohur të cilët i përkasin skenës publike, politikës, artit, kulturës, medias e më tej. Ashtu si dhe në politikë, ai nuk i shmanget batuatve ku këtë gjë e bën edhe me të ftuarit.

 

Së fundmi kemi parë edhe kreun e PD, Lulzim Basha duke iu bashkuar kundërshtarëve të tij politik, ku dhe ai ka zgjedhur një formë ndryshe të komunikimit me qytetarët, pra nëpërmjet podcast-it.

Por ndryshe nga Rama i cili moderon i vetëm, Basha ka zgjedhur që moderimin ta bëjë në shoqërinë e dy të rinjëve, i cili deri tani ka zhvilluar disa puntata.