Vendosni fjalën kyçe....

Krujë, zbulohet kanabis në një zonë të pyllëzuar, pranga 53-vjeçarit


Një 53-vjeçar ka rënë në pranga në Krujë, pasi kishte kultivuar kanabis. Siç shihet edhe në këto pamje, droni ka kapur parcelat e mbjella në mes të një zone të pyllëzuar në fshatin Mukje.

Bimët e kultivuara janë zbuluar përmes imazheve të dronit, ndërsa më pas policia ka identifikuar 53-vjeçarin B. M., si kultivuesin.

Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale, 65 bimë të dyshuara narkotike cannabis.

NJOFTIMI I POLICISË

“Komisariati i Policisë Krujë, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, në vijim të punës për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike, në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional “Territor i pastër”, ka finalizuar operacionin e koduar “Plant 3”.  

Si rezultat i tij u arrestua shtetasi B. M., 53 vjeç, banues në Mukje, Krujë.  

Ky shtetas dyshohet se ka kultivuar bimë narkotike, në fshatin Mukje. 

Gjatë kontrollit në disa ambiente të pyllëzuara të fshatit Mukje, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 65 bimë të dyshuara narkotike cannabis. 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë”.