Hossein Amir-Abdollahian, ishte në mesin e personave që gjetën vdekjen pas një aksidenti fatal me helikipter në rajonin e Azerbajxhanit lindor ku humbi jetën edhe presidenti i vendit Ebrahim Raisi.
Kush ishte Hossein Amir-Abdollahian
I shquar për pozicionin e tij konservator, Hossein Amir-Abdollahian u bë ministër i Jashtëm i Iranit në gusht 2021, pas Mohammad Javad Zarif, të cilit më parë ai kishte shërbyer si zëvendës për tre vjet.
Presidenti Ebrahim Raisi, Amir-Abdollahian dhe personat e tjerë në bord u deklaruan të vdekur pasi helikopteri i tyre u rrëzua në provincën veriperëndimore të Azerbajxhanit Lindor të Iranit të dielën pasdite.
Ish-ministri i Jashtëm ka lindur në vitin 1964 dhe është diplomuar në Universitetin e Teheranit për Marrëdhënie Ndërkombëtare në vitin 1991. Përveç gjuhës amtare persiane, ai zotëronte rrjedhshëm edhe gjuhët arabe dhe angleze. Ai shërbeu si ambasador në Bahrein gjatë mandatit të presidentit Mahmoud Ahmadinejad.
Amir-Abdollahian më vonë shërbeu si zëvendësministër i Jashtëm për Çështjet Arabe dhe Afrikane gjatë mandateve të Ahmadinexhad dhe Hassan Rouhani.
Para se të bëhej ministër i Jashtëm, ai mbante postin e Asistentit Special për Marrëdhëniet Ndërkombëtare të Kryetarit të Parlamentit, Mohammad Bagher Ghalibaf.
Gjatë mandatit të tij si ministër i Jashtëm, Irani dhe Arabia Saudite ranë dakord të rivendosin marrëdhëniet diplomatike dhe të rihapin ambasadat në mars të vitit 2023, pas shtatë vitesh tensionesh midis dy vendeve.