Vendosni fjalën kyçe....

Megaoperacioni i SPAK/ Jepen masat për 4 nga anëtarët e grupeve kriminale


Në kuadër të megaoparacionit, Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur arrest në burg për Enver Diven, Gjergj Çukali, Albert Zaja dhe Besian Xhixha.

Ndërsa, për Emiljano Shullazin është caktuar seanca në orën 14, pasi nuk ka pranuar të vijë në seancë. Sakaq, është urdhëruar shoqërim i detyrueshëm, shkruan ABC news.

Kujtojmë që të dielën Gjykata e Posaçme la në burg 9 personat të tjerë, Naim Stafuka, Armando Ndreca, Robert Laçi, Viktor Imeraj, Satilno Basho, Deivis Bajramaj, Drianto Bardhi dhe Miri Bruli.

Në përgjimet e SPAK, kanë dalë bisedat mes të arrestuarve qe u përkasin grupeve kriminale ku komunikojnë për nxjerrjen në pritë apo kryerjen e atentateve. Vetëm këto përgjime janë 20 fashikuj.

Nga 50 urdhër arreste në total, 14 prej tyre janë ekzekutuar në vendin tonë, ndërsa 6 të tjera jashtë shtetit, konkretisht 2 në Itali, 1 në Gjermani, 1 në Spanjë dhe 2 në Belgjikë.