Vendosni fjalën kyçe....

Molotovët te Bashkia, Argita Malltezi: Duhet më shumë se aq, ndryshe nuk zgjidhet situata


Vajza e Sali Berishës duke komentuar protestat te Bashkia e Tiranës kërkon që ato të jenë më ashpra.

Argita Malltezi do donte që protestat të ishin më të përmbajtura por për shkak të situatës përmbajtja në sulme fizike nuk e zgjidhin sitatën politike dhe ekonomike.  

Kam qenë shumë strikte që PD do doja ta shihja që të ishte e përmbajtur në sulmet fizike ndaj institucioneve, por sot për fat të keq kemi arritur në një gjendje të dëshpëruar sa kanë rënë shtyllat kryesore të shtyllat të demokracisë, shqiptarët s’kanë më një sistem arsimor, një sistem drejtësie apo shëndetësie që janë arsye për të ikur nga vendi.  

Jam për më shumë se aq nëse mendoj se e zgjidhin situatën, por sigurisht që situatën e zgjidh nëse ato veprime i bën përballë atij që është përgjegjësi kryesor, që është Edi Rama”, tha Malltezi në A2 CNN.