Vendosni fjalën kyçe....

Nis turi i 81-të çiklistik i Shqipërisë, pesë etapat e garës


Mesditën e kësaj të hëne (20 maj 2024) ka nisur nga sheshi “Skënderbej” në Tiranë turi i 81-të çiklistik i Shqipërisë. Të shumtë kanë qenë sportistët garues në etapën e parë, të cilët vijnë nga disa ekipe të vendit.

Etapa e parë filloi në Tiranë dhe do përfundojë në Korçë, teksa gjithsej do jenë pesë etapa deri në datën 24 maj. Gjithsej do jenë 723 kilometra të përshkruara, ndërsa edhe policia ka marrë masat e duhura për mos pasur incidente apo bllokime në akset ku ‘karvani’ i çiklistëve do kalojë.

 

Pesë etapat e garës:

Aktviteti çiklistik starton me etapën e parë, në orën 12.00 të datës 20.05.2024, nga sheshi “Skenderbej”, Tiranë dhe përfundon në Korçë.

Etapa e dytë starton në orën 12.00 të datës 21.05.2024, nga Korça dhe përfundon në Elbasan.

Etapa e tretë starton në orën 12.00 të datës 22.05.2024, nga Elbasan-Kuçovë-Ura vajgurore-Lushnjë dhe përfundon në Vlorë.

Etapa e katërt starton në orën 12.00 të datës 23.05.2024, nga Vlora-Lumi i Vlorës-Himarë dhe përfundon në Llogara.

Etapa e pestë dhe e fundit starton në orën 10.00 të datës 24.05.2024, nga Vlora dhe përfundon në Fier.