Vendosni fjalën kyçe....

Policia bastis disa institucione financiare në veri të Kosovës


Policia e Kosovës po kryen bastisje në disa biznese në veri të vendit shkruan Gazera Express.

Ndërkohë që po për këtë media ka reaguar dhe  Zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani i cili tha se kanë informacione se në to po zhvillohet veprimtari e kundërligjshme

“Në bazë të informacioneve të pranuara se në disa biznese në Veri të vendit është duke u zhvillu veprimtari e kundërligjshme, me autorizim të prokurorit kemi ndërhy dhe të njëjtat jemi duke i kontrollu. Me neve është edhe ATK”, tha Elshani.

Mediat serbe raportojnë se Policia e Kosovës është futur në së paku katër degë të një banke në veri, si dhe në shërbimin e Bankës Popullore e Serbisë në Komunën e Leposaviqit.

Atje raportohet se po qëndrojnë edhe pjesëtarë të EULEX-it dhe KFOR-it.