I njohur si jurist dhe figurë fetare, presidenti i ndjerë iranian Ebrahim Raisi lindi më 14 dhjetor 1960 në Mashhad. Pas revolucionit të vitit 1979, ai filloi karrierën e tij si prokuror në 1981.
Duke u ngritur me shpejtësi në poste, Raisi u bë Zëvendës Prokurori i Përgjithshëm i Teheranit në moshën 25-vjeçare.
Ai ishte pjesë e një komiteti 4 anëtarësh që, nën udhëzimet e kreut revolucionar të Iranit, Ayatollah Ruhollah Khomeini, dha dënimet me vdekje për kundërshtarët e regjimit të burgosur në vitin 1988.
Pas vdekjes së Khomeinit dhe gjatë mandatit të Ali Khameneit, Raisi u ngjit me shpejtësi në grada në zyrat shtetërore. Ai shërbeu si prokuror i përgjithshëm i Teheranit nga viti 1989 deri në 1994.
Në vitin 1994 Raisi u emërua në krye të Organizatës së Inspektoratit Shtetëror, detyrë të cilën e mbajti për 10 vjet.
Në vitin 2004 Raisi u emërua zëvendëskryetar i parë i drejtësisë. Ai më vonë u bë Prokuror i Përgjithshëm i Iranit në vitin 2014 dhe u emërua si kreu i Faltores dhe Fondacionit Imam Reza në Mashhad nga Khamenei në vitin 2016.
Raisi kandidoi si kandidat edhe në zgjedhjet presidenciale të mbajtura më 19 maj 2017, por humbi ndaj presidentit të atëhershëm Hassan Rouhani.
Pas shkarkimit të Ajatollah Amoli Larijani nga posti i shefit të gjyqësorit nga Khamenei, Raisi mori postin vakant të shefit të drejtësisë në mars 2019.
Në zgjedhjet presidenciale të mbajtura më 18 qershor 2021, Raisi fitoi me një diferencë të madhe, duke siguruar 62% të votave, duke u bërë kështu presidenti i 8-të i Iranit.
Më herët të hënën, Presidenti Raisi, Ministri i Jashtëm Hossein Amir-Abdollahian dhe shokët e tyre u deklaruan të vdekur pasi helikopteri i tyre u rrëzua në provincën veriperëndimore të Azerbajxhanit Lindor të Iranit të dielën pasdite.
Kush ishte Hossein Amir-Abdollahian
Hossein Amir-Abdollahian, ishte në mesin e personave që gjetën vdekjen pas një aksidenti fatal me helikipter në rajonin e Azerbajxhanit lindor ku humbi jetën edhe presidenti i vendit Ebrahim Raisi.
I shquar për pozicionin e tij konservator, Hossein Amir-Abdollahian u bë ministër i Jashtëm i Iranit në gusht 2021, pas Mohammad Javad Zarif, të cilit më parë ai kishte shërbyer si zëvendës për tre vjet.
Presidenti Ebrahim Raisi, Amir-Abdollahian dhe personat e tjerë në bord u deklaruan të vdekur pasi helikopteri i tyre u rrëzua në provincën veriperëndimore të Azerbajxhanit Lindor të Iranit të dielën pasdite.
Ish-ministri i Jashtëm ka lindur në vitin 1964 dhe është diplomuar në Universitetin e Teheranit për Marrëdhënie Ndërkombëtare në vitin 1991. Përveç gjuhës amtare persiane, ai zotëronte rrjedhshëm edhe gjuhët arabe dhe angleze. Ai shërbeu si ambasador në Bahrein gjatë mandatit të presidentit Mahmoud Ahmadinejad.
Amir-Abdollahian më vonë shërbeu si zëvendësministër i Jashtëm për Çështjet Arabe dhe Afrikane gjatë mandateve të Ahmadinexhad dhe Hassan Rouhani.
Para se të bëhej ministër i Jashtëm, ai mbante postin e Asistentit Special për Marrëdhëniet Ndërkombëtare të Kryetarit të Parlamentit, Mohammad Bagher Ghalibaf.
Gjatë mandatit të tij si ministër i Jashtëm, Irani dhe Arabia Saudite ranë dakord të rivendosin marrëdhëniet diplomatike dhe të rihapin ambasadat në mars të vitit 2023, pas shtatë vitesh tensionesh midis dy vendeve.
VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e Anadolu Agency
Përgatiti për Hashtag.al, Klodian Manjani