Vendosni fjalën kyçe....

15 vite jashtë drejtësisë, Alfred Balla: Vendim i turpshëm i KPA-së, i drejtohem Strasburgut


Kreu i KLP, Alferd Balla është përjashtuar për 15 vite nga sistemi i drejtësisë.

Vendimi me shumicë votash u dha nga Kolegji i Posaçëm i Apelit dhe ka formë të prerë, çka do të thotë se Balla del jashtë sistemit të drejtësisë, duke mos drejtuar më as KLP-në, apo të ushtrojë detyrën e gjyqtarit apo prokurorit.

Por vetë, Alferd Balla ka reaguar pasi KPA e përjashtoi atë.

Ai e konsideron një vendim të turpshëm vendimin e KPA, pasi sipas tij vendosi të ndërpresë pa një vendim përfundimtar vetingun e tij si ish-këshilltar ligjor në Gjykatën e Lartë.

“Edhe pse shpresova se nuk do të ndikohej, sot KPA-ja (shumica) mori një vendim të turpshëm që të ndërpresë pa një vendim përfundimtar vetingun tim si ish-këshilltar ligjor në Gjykatën e Lartë ku kam punuar para 8 vitesh, duke e shoqëruar edhe me ndalesat e nenit “G” të Aneksit të Kushtetutës, të cilat u vihen vetëm atyre që dorëhiqen ose shkarkohen nga detyra ku nuk ishte asnjë rast për mua.

Ky vendim më la shije jo të mirë edhe pse nuk ka lidhje me statusin tim aktual në KLP, si i zgjedhur nga Parlamenti nga radhët e shoqërisë civile dhe jo si magjistrat. Për sqarim, ky nuk është një vendim shkarkimi, pasi nuk është bërë hetim administrativ ndaj meje. Në bazë të këtij vendimi, në të ardhmen nuk mund të kandidoj për vende të caktuara, kuptohet deri sa të shprehet GjEDNj. Më keq me vjen për avokaten time, që kishte bindjen se çështja ishte e fituar, nisur nga gjithë praktika e vetë KPA-së…”, thuhet në reagimin e Alfred Ballës.