Vendosni fjalën kyçe....

24-vjeçari në Vlorë humb jetën në gurore


Një 24 vjeçar ka humbur jetën në një gurore në Vlorë si pasojë e një aksidenti në punë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:30 të pasdites së sotme në fshatin Brataj, Selenicë.

Sipas policisë, shtetasi J. V., 24 vjeç, punëtor në guroren e këtij fshati, dyshohet se aksidentalisht gjatë punimeve me skrep, është dëmtuar nga gurët dhe si pasojë ka humbur jetën.

Vlorë/Informacion paraprak

Rreth orës 15:30, në fshatin Brataj, Selenicë, shtetasi J. V., 24 vjeç, punëtor në guroren e këtij fshati, dyshohet se aksidentalisht gjatë punimeve me skrep, është dëmtuar nga gurët dhe si pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.