Në 24-vjeçar është paraqitur në Spitalin e Durrësit i plagosur me armë zjarri.
Sipas raportimeve të para nga policia, shtetasi me iniciale E.B banues në Shënavlash është plagosur në afërsi të banesës në rrethana të pasqaruara ende.
“Në Spitalin Rajonal Durrës, ka shkuar për ndihmë mjekësore, i plagosur në këmbë me armë zjarri në afërsi të banesës, në rrethana ende të paqarta, shtetasi E.B, 24 vjeç, banues në Shënavlash”, njofton policia.