Vendosni fjalën kyçe....

Balla: Përgëzime policisë, u prangosën 2 të dyshuar për vrasje


Taulant Balla me anë të një reagimi në rrjetet sociale shprehet se ministria që drejton synon që të sjellë revanshin e sundimit të ligjit ndaj krimit të organizuar.

Balla ka përgëzuar Policinë për kapjen e dy personave në Korçë, që dyshoheshin për vrasje në Greqi, por edhe për kapjen e të dyshuarve të tjerë.

Postimi i ministrit të Brendshëm Taulant Balla:

Rezultatet e arritura janë vetëm fillimi i një revanshi të sundimit të ligjit ndaj krimit të organizuar. Bashkëpunimi me agjencitë ligjzbatuese brenda dhe jashtë vendit për të luftuar krimin e organizuar, për të gjetur dhe ndaluar personat në kërkim nga drejtësia, si dhe hetimet e përbashkëta për zbardhjen e ngjarjeve të rënda kriminale të ndodhura në Shqipëri apo në vende të tjera, janë forma më e mirë për të goditur krimin.

Përgëzime Policisë së Shtetit Korçë, Tiranë, Kavajë, Durrës, Elbasan, Gjirokastër dhe Fier, për operacionet e orëve të fundit, të cilat rezultuan me arrestimin e dy shtetasve të dyshuar për një vrasje në Greqi rreth 16 vite më parë si dhe shtetas të tjerë të përfshirë në vepra të tjera penale.