Vendosni fjalën kyçe....

Gjykata e Posaçme lë në arrest shtëpie Berishën e Malltezin


Sali Berisha nuk do të dalë nga shtëpia ku ndodhet i arrestuar prej 30 dhjetorit 2023 pasi GJKKO dha masën e sigurisë ‘arrest me burg’. GJKKO rrëzoi kërkesën për revokim të msaës së sigurisë për ish kryeministrin dhe dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi të akuzuar për korrupsion lidhur me aferën e privatizimit të ish kompleksit sportiv Partizani që u pasua me ndërtimin e 19 kullave.

Në seancë prokurororët sollën materiale të marra  nga shqiptarja.com dhe top channel për takimet e Berishës me gazetarin e RAI-t dhe ish-eurodeputetit gjerman i CDU-së, Elmar Brok. Ata thanë se Berisha nuk respektoi vendimi i masës së sigurimit.

Gjithashtu sipas prokuroreve Berisha ka futur mjete teknike në banese dhe me këto fakte prokurorët kërkuan të rrëzohet kërkesa për revokim mase. Kërkesa u pranua nga gjyqtarja Gjoka.