Irani deklaroi të hënën se do zhvillonte zgjedhje të parakohshme presidenciale më 28 qershor pas vdekjes së presidentit Ebrahim Raisi në një aksident me helikopter.
Sipas agjencisë shtetërore të lajmeve IRNA, shpallja e datës për zgjedhjet e 14-ta presidenciale të vendit erdhi pas një takimi midis krerëve të autoriteteve gjyqësore, ekzekutive dhe legjislative.
Regjistrimet e kandidatëve do fillojnë më 30 maj, thuhet në raport, duke shtuar se fushata do zhvillohet më 12-27 qershor.
Raisi po kthehej nga ceremonia e përurimit të një dige në kufirin irano-azerbajxhanas të dielën kur ndodhi përplasja, sipas mediave shtetërorë iraniane.
Përplasja çoi gjithashtu në vdekjen e ministrit të Jashtëm iranian, Hossein Amir-Abdollahian, si dhe atë të Malik Rahmeti, guvernatorit të provincës së Azerbajxhanit Lindor dhe Imam Ayatollah Ali Hashim të provincës Tabriz.
Mohammad Mokhber, zëvendëspresidenti i parë i Iranit, u emërua në detyrë president të hënën pas vdekjes së Raisit.