Ish-kandidati i Rithemelimit për Bashkinë Tiranë në zgjedhjet e 14 majit Belind Këlliçi, tha në protestën para Bashkisë Tiranë tha se janë zbuluar fakte për dy administrator të ish-komunave të Tiranës, Arben Maloku e Kujtim Qefalia.
Në një deklaratë për gazetarin e News24 Osman Stafa ai tha se të gjitha provat do depozitohen në SPAK shumë shpejt.
“Të gjitha janë në SPAK pjesë e dosjes 5D. Kemi zbuluar dy administrator të dy ish-komunave të Tiranës, Arben Maloku dhe Kujtim Qefalia. Do dokumentohen së shpejti në SPAK, Çdo gjë që kemi bërë, nuk jemi mjaftuar vetëm me deklarata publike por çdo dokument është depozituar në SPAK. Shpesh dëgjojmë se PD ka probleme me drejtësinë, por nuk ka forcë që e ka asistuar më shumë SPAK-un se ne. Protestat do të vijojnë. Kërkesa është largimi i një hajduti që është në krye të bashkisë, nëse ai nuk largohet protestat nuk mbarojnë.” – tha Këlliçi.