Vendosni fjalën kyçe....

Komisioneri Publik kërkoi përjashtimin nga sistemi i drejtësisë për 15 vjet e kreut të KLP-së Alfred Balla, sot vendimi


Sot në orën 13:00 pritet të jepet vendimi i KPA në lidhje me ankimimin e Komisionerit Publik ndaj Alfred Ballës.

Komisioneri Publik i kërkoi KPA ndryshimin e vendimit të KPK për kreun e Këshillit të Lartë të Prokurorisë Alfred Ballën.

Sipas komisionerit, procesi për Ballën duhej ndërprerë, pasi nuk e gëzon statusin e Magjistratit.

Po ashtu ai tha se zotit Balla duhet t’i hiqet e drejta për të ushtruar funksione në sistemin e drejtësisë për 15 vitet e ardhshme. Ligji thekson se anëtarët e KLP apo KLGJ kur iu mbaron mandati, kanë të drejtën që të emërohen dhe të kenë funksione në sistemin e drejtësisë.