Kuvendi ka publikuar ditën e djeshme listën përfundimtare të kandidatëve nga shoqëria civile e avokatia për tre vende vakante në Këshillin e Lartë Gjyqësor e tre vende vakante në Këshillin e Lartë të Prokurorisë.
Pas publikimit të listës, Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit Genci Gjonçaj ka skualifikuar nga gara kandidatët Përparim Kalo, Alban Alimema, Fatos Lazimi, Entela Shehaj (Memishaj), Saimir Vishaj dhe Alban Tushe.
Sipas arsyetimit të Kuvendit, kandiatët nuk plotësonin kriteret ligjore.
Në garë për vendet vakante në Këshillin e Lartë Gjyqësor kanë mbetur Eris Hysi, që ndiqet nga Erind Mërkuri, Erind Gërmenji, Albens Tabaku, Klodian Gjermeni, Artan Reçi, Bledar Bajri dhe Saimir Kola.
Në garë për dy vende në Këshillin e Lartë të Prokurorisë kanë mbetur Erind Mërkuri, i ndjekur nga Erind Gërmenji, Albens Tabaku, Artan Reçi, Bledar Bajri e Saimir Kola.