Vendosni fjalën kyçe....

Ndahet nga jeta në moshën 81-vjeçari aktori Vasillaq Godo


Aktori Vasillaq Godo është ndarë nga jeta në moshën 81-vjeçare. Godo lindi në Vlorë më 15 shkurt 1943.

Ai njihet si një nga themeluesit e teatrit “Petro Marko” në Vlorë.

Pas mbarimit të Institutit të Arteve në Tiranë në vitin 1967 ai emërohet në teatrin e Vlorës. Godo ka luajtur mbi 90 role në teatër e kinematografi.

Gjatë karrierës ai ka përjetësuar figura epike, heroike, duke gërshetuar me maturi dhe sens artistik.

Në filma aktori mbahet mend për rolet në filmat “Kthimi i ushtrisë së vdekur”, “Jeta në duart e tjetrit” etj.

Në teatër Godo ka spikatur në role si “Një dashuri e tillë”,”Për ata që janë në det”, “Sezoni dimëror i kafe “Rivierës”, “Tri mendjet ne ankand”, “Rinoqeronti”, “Njeriu i borës”, “Terroristi i një qyteti”. “S.O.S.në hotel” ,”Para semaforit”, “Cecea”, “Shpirti i ujkut” etj.