Ashtu si për Sekretarin Amerikan të Shtetit, Tirana zyrtare ka nderuar edhe Sekretarin e Jashtëm Britanik David Cameron.
Në fasadën e Universitetit Politeknik në sheshin “Nënë Tereza” është varur posteri gjigand i Cameron me rastin e vizitës së tij më 22 maj në Tiranë.
Në poster shkruhet “Mirësevjen Lord Cameron”.
Cameron do të zhvillojë një vizitë zyrtare në vendin tonë dhe do takohet me Kryeministrin Edi Rama, Presidentin Bajram Begaj dhe Ministrin e Jashtëm Igli Hasani.
Në fokus të vizitës së Cameron do jetë çështja e emigracionit të jashtëligjshëm, marrëveshja për riatdhesimin e emigrantëve nga Anglia apo edhe çështje me fokus në bashkëpunimin mes dy vendeve.