Numri i viktimaave në Rripin e Gazës nga sulmi i vijueshëm i Izraelit është rritur në 35,562 që nga 7 tetori i kaluar, tha të hënën Ministria e Shëndetësisë në enklavën e rrethuar.
Të paktën 79,652 persona janë plagosur gjithashtu në sulm, shtoi ministria në një deklaratë.
Izraeli e nisi sulmin ndaj enklavës pas sulmit të 7 tetorit 2023 nga Hamasi ga i cili ka deklaruar se janë vrarë 1200 njerëz dhe janë marrë peng rreth 250.
Izraeli akuzohet për “gjenocid” në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, e cila ka urdhëruar Tel Avivin të sigurojë që forcat e tij të mos kryejnë akte gjenocidi dhe të marrin masa për të garantuar ofrimin e ndihmës humanitare për civilët në Gaza.
Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë ka lëshuar urdhërrarest ndërkombëtar për kryeministrin izraelit Netanyahu e krerët e Hamasit.