Vendosni fjalën kyçe....

U denoncua nga e bija e mitur për abuzim seksual, pranga 48-vjeçarit


Një 48-vjeçar është arrestuar nga policia e Durrës pasi është denoncuar nga e bija e tij 15-vjeçe për abuzim seksual.

Sipas policisë, 15-vjeçarja ka kallëzuar në polici të atin duke e akuzuar se kishte kryer marrëdhënie seksuale me të, gjatë 4 viteve të fundit. Pas kësaj efektivët kanë ndaluar babain me iniciale B.E. baanues në Golem.

Njoftimi i policisë

“Dyshohet se kreu marrëdhënie seksuale me vajzën e tij të mitur, në mënyrë të përsëritur, kapet dhe vihet në pranga 48-vjeçari. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë, pas kallëzimit nga një shtetase 15 vjeçe, se babai i saj kishte kryer marrëdhënie seksuale me të, gjatë 4 viteve të fundit, menjëherë kanë organizuar punën për verifikimin e këtij kallëzimi dhe arrestimin e autorit. Si rezultat i veprimeve të para hetimore, u vu në pranga shtetasi B. R., 48 vjeç, banues në Golem, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”. Vijon puna hetimore për dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.”