Atalanta është fituese e Ligës së Evropës për edicionin 2023/24.
Klubi italian triumfoi në finale bindshëm 3:0 ndaj Bayer Leverkusenit, klub të cilit ia shkaktoi humbjen e parë sezonale dhe të parën pas 51 ndeshjeve.
Ishte nata e Lookman, i cili shënoi të tre golat e ndeshjes finale, shkruan Gazeta Express.
Goli i parë i tij erdhi në minutën e 12-të, kurse i dyti në të 26-tën.
Me rezultatin 2:0 u mbyll edhe pjesa e parë e kësaj finaleje.
Në të dytën ishte Bayer Leverkuseni që mori iniciativën, megjithatë Atalanta nuk linte korridore prapa vetes.
E me anë të një kundërsulmi, Lookman shënoi golin e tretë dhe kompletoi hat-trikun e tij.
Bayer Leverkuseni tani e ka edhe një finale për ta luajtur, atë të Kupës së Gjermanisë ndaj Kaiserslauternit.