Avioni i linjës Lyon-Stamboll ka bërë ulje në Rinas, pasi një nga pasagjerët, shtetas afgan ka tentuar të presë damarët.
Policia sqaron se shtetasi afgan M. N., 40 vjeç, ka dëmtuar damarët e dorës me brisk, gjatë fluturimit me avion.
40-vjeçari është transportuar në spital, ku po merr ndihmë mjekësore dhe aktualisht është në gjendje kritike për jetën.