Presidenti Bajram Begaj ka ndarë të dhëna nga biseda telefonike që zhvilloi me Sekretarin e Jashtëm Britanik David Cameron i cili u detyrua të ndërpriste vizitën në Tiranë pas rrëzimit të qeverisë në Brianinë e Madhe.
Begaj thotë se me Cameron diskutuan për forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.
“Pata një telefonatë sot me Lordin David Cameron, Sekretarin Britanik të Shtetit për Çështjet e Jashtme, Komonuelthit dhe Zhvillimit.
Ne diskutuam për forcimin e mëtejshëm të lidhjeve tona si aleatë të vjetër të NATO-s.
Mirënjohës për mbështetjen e fuqishme të MB-së në mbrojtje, siguri kibernetike, polici dhe reformën gjyqësore, krahas përpjekjeve tona të përbashkëta për të luftuar krimin dhe korrupsionin.
Vlerësim të veçantë për rritjen e trupave të Mbretërisë së Bashkuar në KFOR”-shkruan Begaj.