Vendosni fjalën kyçe....

Çfarë raportoi Dumani te Ligjet, nga përfshirja e bankave në pastrimin e parave te presioni politik e mediatik


Dumani ka folur sot mbi raportin vjetor për punën e SPAK gjatë vitit 2023. Në nisje të fjalës së tij DumDumani te ‘Ligjet’: 41 mln euro pasuri të sekuestruara gjatë vitit 2023ani foli me shifra ndërsa theksoi se përgjatë vitit 2023 janë sekuestruar 41 milionë euro pasuri.

“SPAK si ekip ka treguar se ka një përmirësim të punës krahasuar si një vit më parë. Në këto shifra gjendet puna, mundi dhe profesionalizmi i 18 prokurorëve dhe stafit tjetër. E gjithë trupa e SPAK ka hetuar 820 materiale, për të cilat 113 materiale nuk është vendosur nisja e hetimit. Në gjykatë janë dërguar 53 kërkesa për gjykim, 38 kërkesa me natyrë korruptive. Janë sekuestruar pasuri me vlerë 41 milionë euro. 

Ne jemi prokurorë dhe jo vizitorë, ne mbledhim prova dhe nuk akuzojmë pa to. Shifrat janë kokëforte në lidhje me politikat penale. Mesa arrest me burg zë vetëm 49% të totalit për të cilat është kërkuar një masë sigurie. Totali i burgosjes me urdhër të SPAK është 8.5%. Sa i takon bashkëpunimit me institucionet ndërkombëtare, kemi arritur që të kemi besueshmëri dhe bashkëpunim me institucione partnere. Përfaqësues të DEA janë vendosur në SPAK.”, tha ai.

Kreu i SPAK-ut Altin Dumani deklaroi më tej sot se blerja e apartamenteve është forma kryesore e pastrimit të parave dhe disa banka janë të përfshira gjithashtu në skemëne  pastrimit të parave të mafias ndërkombëtare.

Ai tha se dyshohet se shuma të konsiderueshme parash depozitohen në llogaritë bankare, në emra shoqërish tregtare, ose të të afërmeve të të dyshuarve.

Gjatë raportimit në Komisionin e Ligjeve Dumani nënvizoi se institucioni që drejton ka nevojë për shtim të prokurorëve ndërsa kërkoi qartësi me statusin e prokurorëve pas përfundimit të mandatit.

“Shpresojmë të gjejmë mbështetje nga Kuvendi për shtim të prokurorëve. Nuk dimë çfarë ndodh me ne, s’kemi status pas përfundimit të mandatit. Grupet kriminale janë përfshirë në trafikim të drogave të forta. Grupet kanë aktivitete poli-kriminal, duke përfshirë dhunën për shkak të kontrollit të territorit, komunikimi i koduar, konvertimi i parave në kriptovaluta. Ka shumë grupe kriminale që operojnë përmes call center. Dëmi ndaj viktimave është në mijëra euro. Qytetet më problematike janë Tirana, Elbasani, Durrës, Vlorë, Kurbin, Shkodër, Laç, Fushë Krujë. 

Në Fushë Krujë ka veprimtari kriminale si vrasja dhe shpërthimet. Ka prani të pastrimit të parave, që bëhet edhe me ndërtimet. Edhe terrorizmi është ndër aktivitetet kriminale më të rralla. Sa i takon korrupsionit, përdoret procedura që përfitojnë nga fondet publike, që përdorin llogari offshore. Gjithashtu dyshohet se shuma të konsiderueshme parash depozitohen në llogaritë bankare, në emra shoqërish tregtare, ose të të afërmeve të të dyshuarve. 

Një nga skemat komplekse të pastrimit të parave në Shqipëri, përfshin përdorimin e bankave në Shqipëri nga bizneset shqiptare si ndërmjetës për organizatat kriminale ndërkombëtare, si mafia italiane. Në një rast, një biznes shqiptar bashkëpunoi për t’i dhënë akses mafies ndërkombëtare të integronte të ardhurat në sektorin bankat, për shtresëzimin e transfertave që do të transferoheshin përmes këtij biznesi.”, deklaroi Dumani.

Ndër të tjera Dumani u shpreh se  disa shqetësime si mungesa e referimeve nga institucionet publike. Ai u ndal edhe në mandatin e prokurorëve të SPAK.

“ Ne kemi paraqitur disa shqetësime që shpresojmë të gjejnë zgjidhje, mungesa e përcaktuar qartë në kuadrin ligjor në lidhje me ekzistencën e prokurorëve pas përfundimit të mandatit, mungesa e këshilltarëve ligjorë, adresimi i ngarkesës të shtuar ndaj drejtuesit të SPAK mbi çështjet e prapambetura të rivlerësimit të magjistratëve pas marrjes së kompetencës të komisionerit publik, mungesa e referimet nga institucionet publike, numri i procedimeve të mbartura”, tha Dumani.

Në raportimin në Komisionin e Ligjeve, kreu i SPAK, Altin Dumani u ndal edhe njëherë në çështjen e mandatit për prokurorët e posaçëm. Dumani tha se kërkojnë që t’u jepet mundësia që prokurorët e SPAK të mund të rikandidojnë në përfundim të mandatit 9-vjeçar.

“Lidhur me mandatin, nuk është shqetësim i karrierës sime apo kolegëve të mi. Ne karrierën kemi të sigurt brena sistemit, prokurorë do vazhdojmë të ngelemi edhe pas afatit 9-vjeçar. Çështja duhet trajtuar në kuadër të efektivitetit të vazhdimësisë institucionit. Kudo ku ka mandat nuk ka liri, qëndrueshmëri në rezultate. Mendojeni rastin të tillë, kur është një hetim që kërkon kohë, mund, bashkërendim me agjenci brenda dhe jashtë vendit. Nga njoftimi publik i çështjes së fundit, nuk e mbaj mend sa agjenci të huaja janë përfshirë. Keni grumbulluar provat, hetimi po shkon mirë, dhe një ditë të bukur prokurorit i ndërpritet mandati.

Prokurorët janë dhe ndihen të pavarur. Pavarësinë e garanton Kuvendi me kornizën kushtetuese dhe ligjore, ajo garantohet falë legjislacionit. Duhet të jemi të vëmendshëm. Fakti që gjyqtarët e prokurorët kaluan vettingun nuk do të thotë se janë të paprekshëm nga korrupsioni. Madje shqetësimi im më i madh janë gjyqtarët e prokurorët që kanë kaluar vettingun dhe janë në sistemin e drejtësisë”,u shpreh Dumani.

Gjithshtu Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani u pyet në komisionin e Ligjeve nëse është i kënaqur me punën e prokurorëve të SPAK.

“Patjetër që unë jam i kënaqur nga paraqitja e tyre nga angazhimi i tyre, jam kritik me veten time ne radhë të parë dhe kam pakënaqësitë e mia dhe për kolegët prokurore. Për i vlerësoj pozitivisht. Jemi duke ecur drejt asaj që pritet nga institucioni jonë për të qenë i aftë për të ushtruar ndjekjen penale ndaj çdo funksionari publik pavarësisht fuqisë që mbajtën”, tha Dumani.

Kreu i SPAK, Altin Dumani, në raportimin e tij në Komisionin e Ligjeve bëri sërish thirrje për shtim të numrit të hetuesve.

‘Nesër do të doja të kishte edhe 200 të tjerë e them nisur nga ngarkesa e madhe që kemi. Po punojmë të jemi të arsyeshëm dhe të argumentojmë kërkesat tona pse duhet të kemi rritje të hetuesve.’- tha Dumani.

Gjatë fjalës së tij kreu i SPAK Altin Dumani, tha se prokurorët e SPAK duhet të bëjnë një vesh shurdh nga presionet politike dhe mediatike.

“Prokurorët e SPAK duhet ti bëjnë vesh shurdh nga çdo lloj presioni politik dhe mediatik. Sa kohë kemi të garantuar këtë pavarësinë kushtetuese dhe ligjore ne nuk duhet të influencohemi fare nga lufta politike apo mediatike, marrëdhënie me politikën është institucionale dhe procedurale nuk kemi asnjë marrëdhënie tjetër tej këtyre kornizave”, tha Dumani.

Dumani: Korniza ligjore e Kushtetuese na garanton pavarësinë, s'ka nevojë për ndërhyrje, vetëm jepni mundësinë e rikandidimit

Kreu i SPAK, Altin Dumani foli në Komisionin e Ligjeve gjithashtu edhe për deklaratën se zyrtarë të policisë janë të lidhur me krimin e organizuar. Dumani tha se duhet bërë diferenca me ata zyrtarë të policisë që vërtetë luftojnë krimin, por tha se është ulëritëse se si disa prej zyrtarëve të policisë bashkëpunojnë me krimet që kryejnë organizatat kriminale.

Për vitin 2023, Dumani tha se SPAK ka regjistruar 70 procedime penale për oficerët e policisë.

“Në shumë nga hetimet tona një rol të rëndësishëm ka luajtur policia dhe oficerët. Në shumë nga hetimet janë evidentuar lidhje të krimit me funksionar të korruptuar të policisë. Fenomeni i korruptimit në radhët e policisë është problem për funksionimin e shtetit ligjor, pasi pengon hetimet e krimit dhe korrupsionit të zyrtarëve të lartë.

Nga viti 2020 deri në fund të 2023, janë proceduar rreth 70 efektivë vetëm nga SPAK, siç është bërë publike, këtë kam patur parasysh kur kam bërë këtë deklaratë, na ka rezultuar drejtues të lartë të policisë të lidhur me krimin e organizuar. Është ulëritëse kur bëhen pjesë dhe bashkëpunojnë me krimin në krimet që krimi i organizuar kryen. Shembujt janë publik, Bistri, disa shefa komisariatesh, shefa krimesh, nuk mund të rri pa e adresuar këtë shqetësim. Por që kemi një bashkëpunim shumë të mirë me policinë, ne me policinë e Shtetit bashkëpunojmë çdo ditë, kemi hetime të përbashkëta”, tha Dumani.