Vendosni fjalën kyçe....

Disney’s Pixar Animation pushon 14% të fuqisë punëtore


Pixar Animation Studios, e cila prodhoi filma të tillë klasikë si “Toy Story” dhe “Up”, nisi të pushonte rreth 14% të forcës së saj punëtore të martën, ndërsa zvogëlon zhvillimin e serive origjinale të transmetimit, sipas një burimi.

Përafërsisht 175 persona do preken nga shkurtimet e vendeve të punës në Walt Disney Co. Studioja e animacionit kishte punësuar staf shtesë për të krijuar seri origjinale pasi ish-kreu i Disney Bob Chapek shtyu secilën prej njësive krijuese të kompanisë për të prodhuar përmbajtje ekskluzive për Disney+.

Pasardhësi i Chapek, Bob Iger, ka pakësuar shpenzimet për përmbajtjen origjinale të transmetimit për të rritur Disney+ në përfitim. Divizioni i argëtimit të kompanisë, i cili përfshin shërbimet e transmetimit Disney+ dhe Hulu, raportoi një fitim operativ në tremujorin e fundit.

Pixar do rikthejë fokusin e tij ekskluzivisht në filmat artistikë, të cilët do shfaqen në kinema përpara se të bëhen të disponueshëm në shtëpi përmes Disney+. Një seri e vetme origjinale, “Ëin or Lose”, rreth një skuadre softball-i, do shfaqet këtë vit në Disney+.

Reuters raportoi valën e parë të pushimeve nga puna vitin e kaluar dhe në fillim të këtij viti raportoi se një valë tjetër shkurtimesh po vinte.