Vendosni fjalën kyçe....

Dumani te ‘Ligjet’: 41 milionë euro pasuri të sekuestruara gjatë vitit 2023


Në Komisionin e Ligjeve po zhvillohet seancë dëgjimore me kreun e SPAK, Altin Dumani.

Dumani po raporton raportin vjetor për punën e SPAK gjatë vitit 2023. Në nisje të fjalës së tij DumDumani te ‘Ligjet’: 41 mln euro pasuri të sekuestruara gjatë vitit 2023ani foli me shifra ndërsa theksoi se përgjatë vitit 2023 janë sekuestruar 41 milionë euro pasuri.

“SPAK si ekip ka treguar se ka një përmirësim të punës krahasuar si një vit më parë. Në këto shifra gjendet puna, mundi dhe profesionalizmi i 18 prokurorëve dhe stafit tjetër. E gjithë trupa e SPAK ka hetuar 820 materiale, për të cilat 113 materiale nuk është vendosur nisja e hetimit. Në gjykatë janë dërguar 53 kërkesa për gjykim, 38 kërkesa me natyrë korruptive. Janë sekuestruar pasuri me vlerë 41 milionë euro. Ne jemi prokurorë dhe jo vizitorë, ne mbledhim prova dhe nuk akuzojmë pa to. Shifrat janë kokëforte në lidhje me politikat penale. Mesa arrest me burg zë vetëm 49% të totalit për të cilat është kërkuar një masë sigurie. Totali i burgosjes me urdhër të SPAK është 8.5%. Sa i takon bashkëpunimit me institucionet ndërkombëtare, kemi arritur që të kemi besueshmëri dhe bashkëpunim me institucione partnere. Përfaqësues të DEA janë vendosur në SPAK.”, tha ai.