Vendosni fjalën kyçe....

Gjyshi “respekton” mbesat, u lë nga 50 euro secilës nga pasuria 500 mijë euroshe


Pesë mbesave, të cilave iu dorëzuan nga 50 euro secilës nga pasuria prej 500,000 eurosh e gjyshit të tyre, sepse ai ishte “mërzitur me to” pasi nuk e vizituan kurrë, janë urdhëruar të paguajnë 220,000 euro për shpenzimet gjyqësore.

Përpara se Frederick Ward Snr, 91 vjeç, të vdiste në vitin 2020, ai la jashtë testamentit pesë fëmijët e rritur të djalit të tij të ndjerë Fred Jnr, sepse ai ishte “i zhgënjyer” nga kontakti i tyre “shumë i kufizuar” me të në vitet e tij të fundit.

Në vend të kësaj, ai zgjodhi të ndante pasurinë e tij midis dy fëmijëve të tij të mbetur Terry Ëard dhe Susan Wiltshire, me fëmijët e djalit të tij të ndjerë Carol Gowing, Angela St Marseille, Amanda Higginbotham, Christine Ward dhe Janet Pett, të cilave u dha nga 50 euro secilës në zarfe.

Të mërzitur nga “lënia jashtë” testamentit, pesë motrat u përfshinë në një betejë të ashpër në Gjykatën e Lartë, duke pretenduar se xhaxhai i tyre Terry dhe tezja Susan kishin “ndikuar në mënyrë të padrejtë” tek ai që ta ndryshonte atë.

Por çështja e tyre u hodh poshtë nga një gjykatës i cili vendosi se ishte “tërësisht racionale” që gjyshi i zhgënjyer t’i linte ato ajshtë testamentit për shkak të “kontaktit të tyre shumë të kufizuar”.

Tani pesë motrat janë urdhëruar të paguajnë më shumë se 220,000 euro në shpenzimet gjyqësore, pasi dështuan në përpjekjen për të financuar betejën nga pasuria e gjyshit të tyre të ndjerë.

Avokatët e pesë mbesave kishin argumentuar se nuk duhet të paguanin të gjitha shpenzimet e çështjes, duke akuzuar dajën e tyre për sjellje ‘provokative’ dhe duke kërkuar që disa nga faturat e gjyqit të paguheshin nga pasuria e gjyshit të tyre.

Por gjykatësi urdhëroi zonjën Gowing dhe motrat e saj që të paguanin 100,000 euro paraprakisht për një faturë totale ligjore të mbrojtjes, e vlerësuar në 136,470 euro, me TVSH-në që i shtohet.