Vendosni fjalën kyçe....

Qazim Laçi feston në fushë, Sparta e Pragës fiton Kupën e Çekisë


Sparta e Pragës ka triumfuar 1-2 ndaj Plzen, në finalen e Kupës së Çekisë. Në Doosan Arena (Plzen), ndesha u luajt me ritëm të lartë, edhe pse në pjesën e parë mungoi goli.

Në pjesën e dytë, autogoli i Dueh kaloi Spartën në epërsi, ndërsa pak më  vonë Chory vendosi ekuilibrat. Në shtesë, Sparta siguroi suksesin me golin e Birmancevic.

28-vjeçari shqiptar, Qazim Laçi ishte titullar në këtë takim për skuadrën e Priske. Mesfushori kuqezi i Spartës së Pragës luajti 90 minuta.