Deputeti i opozitës Ervin Salianji nuk është paraqitur as në seancën e ditës së sotme në Gjykatën e Apelit për procesin që po mbahet ndaj tij për dosjen ‘Babale’.
Sipas Shqiptarja.com trupi gjykues ka lexuar kërkesën e bërë nga Salianji për shtyrje të gjyqit ndërsa argumenton se ndodhet në Indonezi më një aktivitet, madje ka paraqitur dhe biletën e fluturimit. Në këto kushte seanca është shtyrë për datën 12 qershor ora 10.30.
Në Apel Salianji kundërshton dënimin me 1 vit burg dhënë nga Gjykata e Tiranës në dhjetor të vitit 2019, pasi u shpall fajtor për akuzën e “kallëzimit të rremë”.
Ndonëse u dënua me burg, ai nuk shkoi ne qeli, pasi u hetua dhe gjykua pa masë sigurie. Vendimi i Shkallës së Parë për 100 orë punë në interes të publikut është ankimuar edhe nga i bashkëpandehuri në këtë çështje, gazetari Jetmir Olldashi.