Dy spitalet e fundit funksionale të Gazës Veriore, al-Awda dhe Kamal Adwan, janë thuajse jashtë funksionit, kanë thënë mjekët dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë me luftën e Izraelit ndaj Gazës tani në muajin e tetë.
Shefi i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus tha në një konferencë shtypi në Gjenevë të martën se “148 personel spitalor, 22 pacientë dhe familjarët e tyre janë bllokuar brenda” spitalit.
Zyrtarët e spitalit thanë gjithashtu se forcat izraelite kishin qëlluar mbi objektet dhe se snajperët ishin vendosur pranë njërit prej tyre.
“Sot shënon ditën e tretë të rrethimit të spitalit al-Awda në Gazën veriore”, tha për AFP ushtruesi i detyrës së drejtorit të spitalit Dr. Mohammad Saleh.
Ai raportoi se forcat izraelite kishin “qëlluar në ndërtesat e spitalit” dhe se “snajperët” kishin zënë pozicion në shtëpitë aty pranë.
Dr Saleh tha se “muri jugor” i spitalit “është shkatërruar” dhe “i gjithë personeli mjekësor dhe pacientët” janë brenda reparteve të spitalit.
Lëvizja nëpër spital ishte “jashtëzakonisht e vështirë”, tha ai.