Vendosni fjalën kyçe....

Sunak shpalli zgjedhjet e parakohshme, Cameron ndërpret vizitën në Shqipëri


Ndërsa zhvillonte vizitën në Shqipëri, në Angli qeveria ku bën pjesë do binte dhe do shpallte kryeministri Sunak do shpërndante parlamentin dhe do shpallte zgjedhjet e reja.

Sekretari i Jashtëm David Cameron ndërpreu vizitën duke mos u takuar me Presidentin Bajram Begaj.

Për këtë ndryshim të beftë, ai ka zhvilluar një telefonatë me Presidentin e Republikës së Shqipërisë e cila është njoftuar nga zyra e Jashtme e Komonuelthit dhe Zhvillimit në Britani.

Sekretari i Jashtëm pati një telefonatë me presidentin shqiptar Bajram Begaj sot pas vizitës së tij në Tiranë.  Ata diskutuan rolin e rëndësishëm të Shqipërisë si një aleate e ngushtë e NATO-s dhe riafirmuan mbështetjen e përbashkët të palëkundur për Ukrainën dhe përballjen me sfidat rajonale”-thuhet në njoftim.