Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin Edi Rama, të cilin e ka konsideruar si një “mik të madh të Ukrainës”.
Zelensky shkroi në rrjetin social “X” se ka folur me kreun e qeverisë shqiptare për Samitin e Paqes që pritet të mbahet në Zvicër dhe e ka falënderuar për pjesëmarrjen e Shqipërisë.
Presidenti ukrainas shtoi se e ka informuar Ramën edhe për situatën në fushëbetejë, sidomos në rajonin e Kharkivit.
“E informova kryeministrin Rama edhe për situatën e fushëbetejës, konkretisht për mbrojtjen e rajonit të Kharkiv. Ne diskutuam gjithashtu bashkëpunimin tonë të vazhdueshëm në mbrojtje”, shkroi Zelensky
Поспілкувався з великим другом України – Прем’єр-міністром Албанії Еді Рамою. Обговорили підготовку до майбутнього Саміту миру у Швейцарії. Я вдячний Прем’єр-міністрові за те, що Албанія буде представлена на Саміті.
Розповів про ситуацію на полі бою, зокрема про оборону…
— Volodymyr Zelenskyy / Володимир Зеленський (@ZelenskyyUa) May 22, 2024