Një 52-vjeçar ka goditur me mjet prerës në trup dhe qafë bashkëshorten e tij. Ngjarja ndodhi gjatë natës, rreth orës 02:15, në rrugën “Xhanfize Keko”. 46-vjeçarja ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, ndërsa autori i dyshuar u arrestua.
“Më datë 23.05.2024, rreth orës 02:15, në rrugën “Xhanfize Keko”, shtetasi J. Sh., 52 vjeç, dyshohet se ka goditur me mjet prerës në trup dhe në qafë, bashkëshorten e tij, shtetasen E. Sh., 46 vjeçe.
46-vjeçarja ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, ndërsa autori i dyshuar u arrestua në flagrancë për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”, mbetur në tentativë. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.”, sqaron policia.