Roland Bejko tha se republikës së vjetër ika ardhur fundi dhe se ajo do zëvendësohet me një të re me ndihmën e SHBA-së dhe BE-së.
Ai tha gjithashtu se grupi i deputetëve që janë nën hetim dhe përpiqen të banalizojnë punën e SPAK-ut, janë në hall.
“Ata janë në hall. Nuk e di zoti Noka a ka abuzuar gjatë pushtetit. Grupi afër Berishës apo Metës, shpesh bëjnë dhe lojërat fjalësh duke tentuar ta banalizojnë punën e SPAK, duke e quajtur organizatë kriminale. Ka qenë vetë Berisha që në 2017 ka kritikuar ata që e kanë shkarkuar Dumanin. Kjo mungesë koherencë, për të cilën shquhet, janë në hall. Dhe mirë që e shfaqin, tregojnë se kanë probleme serioze me drejtësinë. Republikës së vjetër i ka ardhur fundi dhe do zëvendësohet me një republikë tjetër me mbështetje të BE dhe SHBA.” – tha Bejko studion e Report Tv me gazetarin Arbër Hitaj.
Ai komentoi raportin e kreut të SPAK-ut Altin Dumani në Komisionin e Ligjeve teksa tha se ai ua vuri kufirin te thana deputetëve dhe tregoi se prokuroria është pushtet i pavarur. Sipas kandidatit të Bashës për Tiranën në zgjedhjet vendore të 14 majit, tha se PD-ja e mbështet pa rezerva SPAK-un.
“Zoti Dumani na dha disa mesazhe. Së pari, rrëzoi tezën se Shqipëria rrezikohet nga një republikë prokurorësh. Raportoi tek një pushtet tjetër. Drejtësia shkon dhe raporton tek parlamenti. E dyta, Dumani ka treguar se ju dha mesazhe të qarta politikanëve, ku shumica e tyre janë klient dhe tha se asnjë politikanë nuk është koleg. I ka vënë kufirin tek thana. Tregoi se është pushtet i pavarur. SPAK nuk dëgjon lajme. Jo vetëm prej kohës, por nuk iu intereson. I mjafton korrespondenca me BE dhe SHBA. misioni i SPAK është i qartë, PD e mbështet pa rezerva. Kemi propozuar amendamente në parlament, ku parashikohet zgjatja e mandateve të prokurorëve të SPAK. Janë të rrallë ata burra, njëri prej tyre është Dumani.” – shtoi Bejko.