Vendosni fjalën kyçe....

Chelsea kërkon me insistim Araujon


Vazhdon të flitet për të ardhmen e Ronald Araujos.

Nuk janë të paktë ata që vazhdojnë të ndjekin situatën e mbrojtësit uruguaian, i cili ka një kontratë të vlefshme me klubin e Barcelonës deri në vitin 2026, por pa bërë progres të konsiderueshëm në rinovimin e tij.

Një ‘stand by’ që tashmë po zgjat disa muaj nuk po kalon pa u vënë re në merkato dhe Chelsea ka hyrë në skenë për të tentuar të nënshkruajë me qendërmbrojtësin 25-vjeçar uruguajan.

Klubi londinez, i gjashti në Premierligën e përfunduar së fundmi, do të garojë në Ligën e Konferencës sezonin e ardhshëm ose në Ligën e Evropës nëse Manchester United fiton Kupën FA këtë të shtunë kundër Manchester Cityt.

Në Stamford Bridge ata njoftuan të martën se Mauricio Pochettino nuk do të jetë trajner sezonin e ardhshëm, por Chelsea tashmë i ka dërguar një ofertë Araujos , cilido qoftë pasardhësi i argjentinasit në pankinën ‘blu’.

Kampioni i Evropës i vitit 2021 po kërkon një zëvendësues të profilit të lartë për Thiago Silvan, i cili njoftoi largimin e tij në fund të prillit pas katër sezonesh.

Pavarësisht 39 viteve të tij, braziliani ka qenë një pjesë e padiskutueshme në mbrojtjen e Chelseat, duke luajtur 31 ndeshje në ligë, 28 prej tyre në njëmbëdhjetëshen startuese.

Në Barcelonë pati lëvizje në shkurt dhe mars për t’i bërë të qartë ofertën Araujo për të zgjatur kontratën e vlefshme nga prilli 2022 me një klauzolë lirimi prej 1 miliard euro.

Vetë presidenti Joan Laporta u kujdes personalisht që propozimi t’i arrinte lojtarit direkt pa ndërmjetës, por gjithçka mbetet e njëjtë dhe e ardhmja e Araujos mbetet në pikëpyetje.