Gjykata e Lartë ka rrëzuar sot rekursin e kreut të Rithemelimit Berisha, i cili kishte apeluar vendimin e Apelit të GJykatyës së Posaçme i cili nuk e lejonte të shkonte në Kuvend.
Ish-kryeministri Berisha ndodhet në arrest shtëpie që prej 30 dhjetorit 2023 pasi po hetohet për privatizimin e ish-kompleksit sportive Partizani.
Gjykata e Larta ka rrëzuar edhe rekursin e dhëndrit të Berishës, Jamarbër Malltezi, i cili është në arrest shtëpie pasi po hetohet për të njëjtën çështje si Berisha.
Edhe Malltezi kërkonte heqjen e arrestit në shtëpi, ku ndodhet që prej 21 nëntorit 2023. Përmes avokatit të tij Gjokutaj, Berisha, i ka cilësuar politike akuzat ndaj tij duke lëshuar akuza të ashpra ndaj SPAK-ut e kreut të tij Dumani.
Sipas Gjokutajt, ecuria e procesit të Berishës në Gjykatën e Posaçme varet nga kryeministri Rama, i cili sipas tij kontrollon SPAK-un e GJKKO-në.
Ai ka kërkuar prej kohësh përjashtimin e gjyqtares të Gjykatës së Posaçme, Irena Gjoka, për të cilën prokuroria ka nisur hetim pasi akuzohet se ka falsifikuar formularin e dorëzuar gjatë kandidimit për një vend në Gjykatën e Posaçme duke fshehur një dënim nga drejtësia greke.